Transmetuar më 06-11-2017, 12:26

Ai është akoma një foshnje, por di të qëndrojë vetë mbi ujë duke notuar pa pasur nevojë për ndihmë.

Ka qenë pikërisht nëna e vogëlushit 9 muajsh ajo që ka postuar videon e djalit të saj që mëson të qëndrojë vetë sipër ujit.

Roxanne Turner nga Australia e postoi në Facebook klipin e shkurtër, që tregon se si instruktorja e notit e hedh me kokë në pishinë vogëlushin, i cili pas pak sekondash përpjekjeje, kthehet drejt dhe qëndron mbi ujë.

Edhe pse shumë personave mund të mos i duket normale kjo gjë, Turner thotë se djali i saj ka qenë në kurs për dy muaj me radhë përpara se të mësonte të qëndronte mbi ujë pa ndihmë.

Në Australi, 1 në 10 mbytje është një fëmijë nën 4 vjeç dhe për këtë arsye bebet mësohen se si të qëndrojnë mbi ujë derisa të vijë ndihma. /b.l/noa.al/