Transmetuar më 06-11-2017, 10:57

Një rrjet i kanalizimesh është po aq i rëndësishëm sa edhe ai i furnizimit me ujë. Në rrugën “Arkitekt Sinani”, ka nisur ndërtimi i sistemit të ri të rrjetit të kanalizimeve për të përmirësuar shërbimin. 

Mjetet e rënda të Bashkisë si dhe ekspertët e Ujësjellës Kanalizimeve kanë punuar edhe gjatë fundjavës për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar ndër vite si pasojë e mosvënies dorë me një rrjet krejtësisht të ri që pritet të stabilizojë largimin e ujërave të zeza. 

Në të gjithë territorin e Bashkisë ka nisur kontrolli dhe rikonstruksioni i rrjetit ekzistues si dhe mirëmbajtja e pusetave e ndërrimi i kapakëve etj. 

Për herë të parë, në të gjitha rrugët e reja që po ndërtohen, po realizohen edhe punimet nëntokësore ku shtrihet rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm si dhe ai i kanalizimeve.