Transmetuar më 05-11-2017, 23:05

Skuadra e Milanit i rikthehet fitores, duke marrë tre pikë të çmuara në transfertë.

Kuqezinjtë fituan përballë Sassuolos me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e vlefshme për “Serinë A” italiane.

Goli i parë për Milanin u shënua nga mbrojtësi Romangnoli, ndërsa goli tjetër u shënua nga mesfushori Suso.

Pas kësaj fitoreje Milan pozicionohet në vendin e shtatë më 19 pikë, 13 më pak se sa Napoli në vendin e parë.

Pak ditë më parë kuqezinjtë luajtën ndeshjen e vlefshme për “Ligën e Europës” përballë grekëve të AEK, ku përfundoi me rrjeta të paprekura./a.k/noa.al/