Transmetuar më 05-11-2017, 17:12

Trupi i njeriut është një mekanizëm ideal që nuk resht së punuari, deri në momentin kur sjellje të caktuara ndërhyjnë në proceset biologjike.

E këtu nuk e kemi për faktorët e brendshëm, por ata të jashtëm që janë të varur nga sjelljet e njeriut.

Sa herë ju ka ndodhur që trupi të ju ketë dhënë sinjale e ju t’i keni injoruar ?

Një ndër to është dhe nevoja për të shkuar në tualet.

Gjithnjë del një punë që do t’ju vonojë për minuta ose orë me rradhë.

Sforcimi i trupit nuk është vetëm një proces jo komod, por edhe i pashëndetshëm.

Më poshtë do të lexoni çfarë ndodh me organzimin nëse ju sfrocoheni të mbani jashtëqitjen.

Pas dy orësh...

Muskujt e rektumit ngushtohen dhe filloni të ndjeni shtypje në zonën e barkut. Mund të keni gazra dhe dhimbje të lehta.

Pas gjashtë orësh …

Trupi juaj mund të humbasë ndjesinë e urgjencës, jo sepse mbeturinat ushqimore janë zhdukur me magji, por ju keni hyrë në fazën e kapsllëkut.

Pas 12 orësh …

Ju mund të përjetoni lodhje, gjakderdhje. Në një moment të caktuar ky veprim nuk do të jetë më në dorën tuaj pasi do të ndodhë në mënyrë të pavullnetshme.