Transmetuar më 05-11-2017, 08:35
Publicitet

E njohur për qëndrimin e saj “laissez-faire” ndaj lakuriqësisë, Franca mburret me plazhet dhe pishinat të cilat mund t’i shijosh duke qenë tërësisht lakuriq.

Por tani, Parisi ka hapur restorantin e tij të parë në histori, ku mund të drekosh apo darkosh i zhveshur, shkruan e përditshmja franceze “Le Parisien”.

I pagëzuar me emrin “O’naturel”, restoranti u hap për publikun ditën e premte pas një darke private të rezervuar ekskluzivisht për Shoqatën e Nudistëve të Parisit të enjten.

Edhe pse fillimisht të habitur, banorët e lagjes duket se nuk e kanë aspak problem hapjen e këtij restoranti.

Një darkë në restorant, i cili ka 40 vende, ju ofron një vakt që kushton rreth  30 euro, pasi klientëve iu kërkohet të heqin të gjitha rrobat e tyre nga trupi dhe t’i lënë në një garderobë para se të hyjnë.

Dhe, ndërsa mbetet për t’u parë nëse parisienët do ta përqafojnë idenë e të ngrënit nudo, më shumë se 2.6 milionë njerëz në Francë po e bëjnë nudizmin zakon të rregullt.

Loading...