Transmetuar më 05-11-2017, 08:16

Europa është shtëpia e Partenonit Grek në Athinë, Koloseu Romak në Romë, Kulla Eifel në Paris dhe shumë e shumë kryeveprave të tjera nga më arkitektoniket. Por a e dinit çfarë mungon? Një restorant nënujor. 

Kompania e quajtur “Snøhetta” ka marrë pëersipër një arkitekturë të re. Kjo kompani ka projektuar një strukturë me tre nivele, me një dritare panoramike, që lejon vizitorët të “udhëtojnë” në brëndësi të detit në jug të Norvegjisë. 

Në shikim të parë, të duket si një masë betoni, e hedhur si rrëmadhë në fshatin Baly, por brenda ajo rrezaton jetën. Restoranti do të ketë hapësirë për 100 klientë dhe do te përdoret gjithashtu si një qendër kërkimore detare kur restoranti të jetë i mbyllur.

 “Më shumë se një akuarium, struktura do të bëhet pjesë e mjedisit detar, duke ardhur drejtpërdrejt në shtratin e detit pesë metra nën sipërfaqen e ujit”, shkruan Snøhetta. 

Restoranti do të ofrojë një pamje të shtratit të detit, por kjo pamje do të ndryshojë gjatë stinëve dhe kushteve të motit.

Snøhetta shpreson të fillojë ndërtimin e këtij projekti vitin e ardhshëm në mënyrë që inagurimi të bëhet brënda vitit 2019.