Transmetuar më 04-11-2017, 21:48

Pamjet intime dhe Facebook janë dy gjëra që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Por rrjeti social po u kërkon përdoruesve të dërgojnë fotot e tyre me përmbajtje intime, për të testuar një teknologji kundër hakmarrjes së imazheve me pullë të kuqe.

Teknologjia përdor njohjen e imazhit për të identifikuar hakmarrjen e imazheve me pullë të kuqe dhe automatikisht e fshin atë.

Aktualisht është duke u testuar në Australi, edhe pse është e paqartë kur ose në qoftë se Facebook planifikon ta nxjerrë për të gjithë përdoruesit.

Facebook po e teston këtë sistem me ndihmën e Zyrës së Komisionit të Sigurisë.

Julie Inman Grant, Komisionere për Sigurinë në Internet, tha:

“Ne shohim shumë skenare ku ndoshta fotot ose videot janë marrë me konsensus në një moment të caktuar, por që më vonë janë përdorur për qëllime dashakeqëse”.

Ajo shtoi se viktimat e këtij “abuzimi me imazhin” përmes këtij sistemi do të kenë mundësi të ndërmarrin veprime para se fotot të postohen në Facebook, Instagram ose Messenger.

Pra, nëse dikush do të mundohej të ngarkonte diku tjetër të njëjtin imazh që i është dërguar, i cili do të kishte të njëjtën gjurmë dixhitale të marrë më parë, do të “pendohej” pasi do të anulohej veprimi duke shmangur çdo keqpërdorim.

Nëse teknologjia funksionon siç pritet, fotografitë nuk do të shfaqen kurrë në Facebook, edhe nëse një ish-i dashur xheloz përpiqet ta ngarkojë atë.

Iman shtoi:

“Si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të zbuluar më mirë dhe për të hequr përmbajtje që shkel standardet tona të komunitetit, ne po përdorim teknologjinë e përputhjes së imazhit për të parandaluar ndarjen e imazheve intime në Facebook”.