Transmetuar më 04-11-2017, 20:48

Para se të vdesin, njerëzit parandiejnë që po e lënë këtë botë, ata ndjejnë që do të udhëtojnë diku.

Disa madje i shohin familjarët e tyre të cilët kanë vdekur prej kohësh, njësoj sikur kanë ardhur për t’i marrë ata.

Gazetarja Patricia Pearson, autore e librit “Opening Heaven‘s Door: Investigating Stories of Life, Death, and What Comes After”, hulumtimin e vet e ka mbështetur në bisedën me njerëzit, pacientë të cilët vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.

Ajo ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike dhe janë kthyer sërish në këtë botë.

Patricia ka zbuluar se 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për disa gjëra të pazakonshme.

Sipas saj ata flasin për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpinë e tyre, ndërkaq ata janë në shtëpi…

Në të vërtetë ata kanë vizione për udhëtime, ndiejnë që po shkojnë diku.