Transmetuar më 04-11-2017, 16:03

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e një adoleshenti ka ndodhur në Maqedoni.

Një 15-vjeçar nga fshati Brezë në Maqedoni, është rrahur keq gjatë mbrëmjes së djeshme në një autobus.

15-vjeçari është rrahur nga 12 persona dhe është masakruar me shufër metali në pjesën e këmbëve.

Rasti është denoncuar në polici nga shoferi i autobusit.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të dyshuar./a.k/noa.al/