Transmetuar më 04-11-2017, 15:20
Publicitet

Kemi dëgjuar shpesh raste të bebeve që kanë vështirësi për të ecur apo për të folur, por janë të rralla ato që nuk kanë aspak zë.

Kjo gjë ndodhi edhe me vogëlushen Maddie Caputo, e cila lindi me një problem në frymëmarrje ku rruga ajrore ishte shumë e ngushtë.

Asaj iu vendos një tub për ti përmirësuar rrugët e ajrimit, por rreth 75% e vokalit të saj humbi.

Ishin dy probleme që pengonin Maddie për të nxjerrë fjalët e para. Në prill të 2017, vogëlushja pësoi një tronditje prej një infeksioni, nga i cili mund të humbte jetën.

Dërgimi me urgjencë në spital bëri që mjekët ta mbanin me një tub frymëmarrje për foshnjat e parakohshme, dhe pas operacionit prej 8 orësh arriti të thoshte për herë të parë “baba”.

Loading...