Transmetuar më 04-11-2017, 12:34

Ditën e djeshme, në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ishte e ftuar astrologia Meri, e cila foli për parashikimin e yjeve për muajin Nëntor. Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara. Renditja duke filluar nga me pak të favorizuarat:

12- Binjakët do të kenë kundërshtime të fuqishme nga eklipset. Disa plane të tyre nuk do të marrin drejtim dhe psikologjikisht do të jenë pak të rënduar. Në fund të muajit situata do të ndryshojë.

11- Peshqit do të kenë kundërshtime të Mërkurit, do të kenë dilema vendimmarrje. Por një ëndërr e tyre do të bëhet realitet.

10- Luani do të jetë i ndjeshëm në çështje familjare dhe në karrierë. Ata do të kenë ndryshime dhe vendimmarrje të rëndësishme, por do të kenë një bazë të mirë ekonomike. Janë në një udhëkryq nëse do të rrinë këtu, apo do të ikin diku tjetër.

9- Virgjëresha do të merret shumë me familjen këtë muaj. Do të jetë në një nervozizëm derisa të verë në zbatim disa projekte.

8- Bricjapi është në një moment erotik. Fundi i Nëntorit do të sjellë pasiguri dhe nervozizëm.

7- Gaforrja ka filluar një periudhë të mirë, por nëse do të zhyten në një pasion më të madh ata mund të krijojnë probleme. Fati është në anën e tyre, është periudhë e mirë kontratash.

6- Ujori do të marrë ndikime nga familja dhe karriera. I pret një ndryshim i madh në karrierë, por nuk janë shumë të qetë.

5- Dashi do të rregullojë vështirësinë ekonomike. Në datën 18 do të ketë një ndryshim dhe rimëkëmbje.

4- Peshorja ka një muaj të favorshëm ekonomikisht. Por mund të ketë edhe krisje, nervozizmi do të jenë prezent, por do të jetë muaj fitimprurës.

3- Akrepi do të ketë fat në dashuri dhe ekonomi dhe mund të kenë fillime të reja në lidhje me punën. Ky është muaj i mbarë për ta.

2- Shigjetari ka një muaj me sukses dhe erotik. Ata do të marrin atë që meritojnë. Do të ketë aventurë dhe stabilitet. Mund të fitojnë ndonjë trashëgimi apo dhuratë.

1- Demi është i bekuar këtë Nëntor. Talenti i tyre do të dalë në dukje. Më në fund do ta kapin fatin. Pas datës 18 mund të kemi fillime të reja edhe në marrëdhënie. Do kenë shumë avantazhe.