Transmetuar më 04-11-2017, 11:29

Momentet e para të ardhjes në jetë së një fëmijë janë të pazëvendësueshme dhe është aq emocionuese sa është e pamundur të mos regjistrohet në një aparat, sidomos në një rast si ky.

Një fotografe e njohur e lindjeve, Emma Jean Nolan, ngriu me aparatin e saj një imazh befasues të një foshnjeje të sapolindur. Një foshnjë është ende e lidhur me placentën e tij nga kordoni i kërthizës. Pamja nuk është asgjë më shumë se ajo që të gjithë mund ta quajnë “dashuri”.

Qëllimi i Nolan me imazhin e Harper, e cila u fotografua vetëm 90 minuta pas lindjes javën e kaluar, ishte tërheqja e vëmendjes në një traditë të lashtë, që njihet si Maori. Sipas kësaj tradite, placenta “varrosej” pak pas lindjes.

Nolan postoi në Facebook: “Sipas traditës Maori, placenta do të rikthehet në tokë pak pas lindjes. Fjala 'whenua' lidhet me placentën dhe me tokën. Placenta kthehet në ‘whenua’ (tokë), bashkë me kordonin e kërthizës së të sapolindurit dhe nënës.

Me këtë lidhje mistike, çdo individ e përmbush rolin e kuratorit edhe për Tokën mëmë dhe lindja e një jete e bën edhe Tokën më jetëgjatë.”

Interesante është ajo që tha Nolan, se ajo kishte kohë që po planifikonte të bënte një foto të tillë, por "po priste fëmijën me kordon të mjaftueshëm". "Sapo pashë sa ishte kordoni i Harper, e dija se ishte fëmija i duhur!"

Kjo metodë për nderimin e placentës është e rrallë në SHBA. Imazhi bardh e zi i kësaj fotografie ka marrë më shumë se 2.500 "pëlqime" në Facebook në më pak se një javë, ndoshta për shkak se ajo u tregon lexuesve – madje edhe nënave – se çfarë ndodh në të vërtetë kur një fëmijë vjen në këtë botë.