Transmetuar më 04-11-2017, 08:58

A doni t’i thoni lamtumirë celulitit? Nuk jeni vetëm. 90% e grave sot në botë kanë celulit, sipas një eksperti dhe shenja të tjera në lëkurë. Celuliti është një lloj dhjami në një nënshtresë të lëkurës që përmban grupe të kontaktuara të indeve lidhëse.

Ky ind lidhës që varion në trashësi dhe është i lidhur me qelizat dhjamore qëndron aty falë një rrjeti fibrash, që mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet tona.

Megjithatë nuk duhet mohuar se celuliti është një nga kushtet e lëkurës më i vështiri për t’u trajtuar dhe për t’u zhdukur. Përveç se do një kujdes mjaft të madh duke filluar që nga dieta ushqimore, aktiviteti fizik etj, ju duhet të përdorni edhe kremra apo mënyra të tjera për ta luftuar celulitin.

Dy nga mënyrat më efektive që ndihmojnë në eliminimin e celulitit kanë si përbërës kryesor uthullën e mollës.

Në një gotë të madhe uji shtoni 2 lugë gjelle uthull molle dhe një lugë mjaltë. Pijeni këtë pije 1 herë në 2 ditë, esëll në mëngjes.

Merrni një filxhan locion trupi dhe hidhini 2 lugë uthull molle të papërpunuar, shkruan Shendeti. Vendosini në zonat me celulit dhe masazhojeni me lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë procedurë shumë herë gjatë javës. /b.l/noa.al/