Transmetuar më 03-11-2017, 19:18

Një pornostare nga Rusia, e quajtur Elena Berkova, ka sfiduar hapur Presidentin e vendit të saj, Vladimir Putin.

Në një videomesazh, 32-vjeçarja ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ajo do të jetë rivalja e Putin.

Më tej, ajo ka deklaruar se do të vendosë dënimin me vdekje për këdo që ngacmon seksualisht.

“E kam marrë këtë vendim së fundmi sepse gratë janë aktive, dhe duhet të marrin pjesë në fushën presidenciale.

Divorci të jetë i pamundur për burrat, pasi aktualisht femrat e divorcuara mbajnë të gjithë përgjegjësinë për fëmijët”, ka thënë Elena.

Ajo e ka nisur karrierën e saj në industrinë e filmave për të rritur në fillim të viteve 2000, dhe luajti në rreth 20 role. /k.k/noa.al/