Transmetuar më 01-11-2017, 16:00

Intesa Sanpaolo Bank Albania iu bashkua iniciativës së muzeut të kursimit (Museo del Risparmio) dhe galerive italiane (Gallerie d’Italia) & arkivës historike, për të festuar të gjithë së bashku Ditën Botërore të Kursimit (31.10.2017) duke organizuar disa aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare!

Nga 24-31 tetor një program i gjerë iniciativash të lira do të organizohet në çdo shtet të divizionit ndërkombëtar të bankave filiale (ISBD) shoqëruar me një fushatë interesante në mediat sociale.

Dita Botërore e Kursimit (World Savings Day) u festua për herë të parë në 1925

Në shpirtin e traditës, Muzeu i Kursimit krijoi “Artin e Kursimit” në 2016, një javë e plotë me evente dhe ekspozita.

Në 2017, iniciativa u përhap nga Grupi Intesa Sanpaolo në Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale në Shqipëri, Bosnie dhe Herzegovinë, Kroaci, Egjipt, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Hungari

Tiranë, 1 Nëntor 2017

Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Edukimit dhe Sporteve ndërmori rolin e mbështetëses së edukimit financiar që në moshë të vogël duke u ofruar vullnetarisht përmes punonjësve të saj në role të instruktorëve me prezantimin e dy kurrikulave, (laboratore multimediale) përgatitur nga Muzeu i Kursimit në Torino, dedikuar grupmoshave të klasave fillore dhe 9-vjeçare.

Gjatë këtyre ditëve rreth 10% e kolegëve tanë që punojnë tek Intesa Sanpaolo Bank Albania, po vullnetarizojnë duke dhënë mësim në klasa të ndryshme të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin.

Rreth 1300 fëmijë të moshave 6-10 vjeç dhe mbi 600 fëmijë të moshave 11-14 vjeç janë bërë pjesë e kësaj iniciative, gjatë së cilës punonjësit e bankës ndajnë konceptet bazë të kursimit dhe rëndësinë e tij në realizimin e ëndrrave. Fëmijët u angazhuan me lojëra dhe pyetësor me qëllim familjarizimin e tyre me konceptet e menaxhimit të financave personale, identifikimit të objektivave dhe kategorizimin e tyre në kohë si dhe krijimin e mundësisë për një dialog të hapur rreth koncepteve kryesore financiare duke punuar në grupe.

Kjo iniciativë, duke qenë e para në llojin e saj, u shoqërua me një fushatë komunikimi të brendshme e të jashtme përmes të gjitha kanaleve sociale të Bankës në Facebook dhe LinkedIn, për rritjen e ndërgjegjësimit rreth “Artit të Kursimit” në çdo grupmoshë, duke theksuar kontributin e Bankës në fushën e Edukimit Financiar në Shqipëri.

Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështeti plotësisht këtë iniciativë duke theksuar rolin aktiv të çdo punonjësi të Bankës si ambasador për përhapjen e kulturës bankare dhe ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për edukimin financiar dhe rëndësinë e tij në të gjitha shtresat e shoqërisë. "Duke dhënë shembuj të thjeshtë për proceset vendim-marrëse të jetës së përditshme, të gjithë mund të bëhen më të vëmendshëm ndaj menaxhimit të parave: fëmijët, prindërit dhe edukatorët. Kursimi është një çështje e ekuilibrit midis të ardhurave dhe shpenzimeve, midis nevojave dhe dëshirave. Ky është një proces që na përfshin të gjithë ne, dhe në kontekstin e një shoqërie të orientuar drejt konsumit bëhet shumë e vështirë të mendojmë edhe për të kursyer. Le të përfitojmë nga kjo mundësi, "Arti i Kursimit ", për të rigjallëruar traditën dhe për ta vënë atë në praktikë, përmes materialeve të siguruara nga Muzeu i Kursimeve të cilat u transmetuan dhe përcollën nga kolegët tanë në një mënyrë inovative, zbavitëse dhe interaktive. Banka jonë mbetet e angazhuar për të vazhduar rolin e saj si edukator dhe këshillues financiar. Roli ynë si një bankë ndërlidhëse midis Italisë dhe Shqipërisë, krahas investimeve financiare, forcon marrëdhëniet tona edhe përmes ndarjes së përvojave dhe eksperiencave më të mira në kulturën bankare, duke përfituar kështu nga 400 vitet e historisë sonë bankare".

Kryetari i Bordit Drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo Gian Maria Gros-Pietro, vuri ne dukje se: “Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të festohet përsëri kursimi. Në njërën anë kursimtarët me vendimet e tyre të përgjegjshme për të konsumuar më pak, përkohësisht lejojnë që kjo vlerë të jetë e aksesueshme nga ata që mund ta vënë atë në punë për prodhimin e të mirave dhe shërbimeve që gjenerojnë një pasuri të re për komunitetin. Në anën tjetër Bankat duhet ta mbrojnë kursimtarin duke përzgjedhur investime të sigurta ku të vendosin asetet e kursyera. Edukimi financiar luan një rol të rëndësishëm në këtë proces duke i lejuar kursimtarët të bëjnë zgjedhjet e duhura investuese të bazuara në informacion dhe planifikim.”

Një javë e plotë iu kushtua diskutimeve rreth të kursyerit në shumë mënyra, me ndihmën e ekspertëve, duke u argëtuar gjithashtu përmes burimeve të artit e historisë. Në këtë javë dedikuar “Artit të Kursimit” nga 24 në 31 Tetor, publiku mundi të përzgjedhë mes një rangu të gjerë iniciativash të lira që u zhvilluan në qytete të ndryshme në Itali, si në Torino, Milano, Napoli, Vicenca, Bolonja dhe Palermo. Programi i eventeve është i shpërndarë në të gjithë perimetrin e DNBF (Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale).

Ignacio Jaquotot, Drejtues i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo tha se ishte: “I lumtur të ndihmojë në përhapjen e njohurive financiare dhe një kulture kursimi në vendet ku operojnë Bankat që i përkasin Grupit Intesa Sanpaolo. Falë shumë iniciativave dhe aktiviteteve edukuese të hartuara nga Muzeu i Kursimit, ne mund t’u kushtojmë një vëmendje të veçantë të rinjve përmes pjesëmarrjes së shkollave dhe familjeve”.