Transmetuar më 03-11-2017, 15:25

Një rast i rrallë i cili të lë pa fjalë. Historia vjen e raportuar nga Izmiri Perëndimor në Turqi. Një grua ka lindur binjakë, më 6 tetor, por shtatzënia e saj nuk ishte aspak e ngjashme me një shtatzëni tjetër normale.

Quhet Sevinç Çelik dhe fëmijët e saj nuk janë ngjizur në të njëjtën kohë. Sipas mjekëve, ky është një rast i rrallë që njihet si “superfetation”, shkruan Habertürk. Në shkurt të këtij viti, Ender dhe Sevinç Çelik mësuan se së shpejti do të bëheshin me fëmijë.

Pothuaj pas një muaji që bënë kontrollin e radhës, çifti u surprizua kur mësoi se rasti i tyre ishte historik. Testi i Sevinç tregoi edhe një vezë tjetër të fertilizuar, e cila kishte nisur të krijonte embrionin, kështu që edhe një fëmijë tjetër ishte rrugës.

“Dy mrekulli po rriteshin në trupin tim. Në ato ditë nuk mund të flija duke menduar për fëmijët”, thotë Sevinç.

Doktorët thanë se kjo lloj shtatzënie e rrallë nuk ka efekte negative dhe as rreziqe për fëmijët, por as për nënën e tyre gjatë shtatzënisë. Dy foshnjat, Poyraz and Ayaz, patën një lindje të shëndetshme me operacion cezarian.

Dr. Volkan Emirdar tha se situata ishte ekstremisht e rrallë, por kujdesi gjatë shtatzënisë dhe lindjes ka qenë mjaft i madh.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, në Kaliforni, kur një nënë zëvendësuese Jessica Allen lindi dy djem në kohë të ndryshme. Binjakët ishin me fizik të ndryshëm nga njëri-tjetri edhe për shkak se lindja ishte pothuaj një muaj larg.