Transmetuar më 03-11-2017, 10:59
Publicitet

Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë WhatsApp është jashtë funksionit.

Aplikacioni ka pësuar ndërprerje për gati një orë dhe deri më tani ka pasur ankesa nga një mori vendesh përfshirë Irlandën, Rusinë, Malajzinë, Republikën Çeke, Izraelin, Spanjën, Turqinë, Italinë dhe Serbinë.

Probleme ky rrjet ka pasur edhe në Shqipëri, ndërkohë që kompania ende nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes.

Në pamje të parë Whatsapp dukej sikur funksiononte normalisht: ai hapej, kontaktet dhe mesazhet e arkivuara gjendeshin por përdoruesit nuk shkëmbenin mesazhe.

Sikurse raporton "The Indipendent", duket se Whatsapp ka patur një problem me serverat. Jashtë funksionit ka qenë dhe WhatsappWeb.

Shumë njerëz nga e gjithë bota kanë shprehur indinjatën e tyre në Twitter e Facebook për daljen jashtë funksionit të aplikacionit për disa momente.

Ndërprerja tjetër e madhe e WhatsApp në botë ndodhi në muajin maj, kur për disa orë njerëzit e kishin të pamundur të komunikonin. /b.l/noa.al/

Loading...