Transmetuar më 03-11-2017, 09:25

Kur puna kthehet në monotoni, duhet patjetër të gjendet një zgjidhje. Shefi i një kompanie në Varshavë, Poloni, ka menduar të paguajë një nga punonjëset që të dalë lakuriq përpara kolegëve të saj dhe të bëjë paradë, në mënyrë që atyre tu ngrihet morali.

Ky show ka shkaktuar reagime dhe zemërim të madh tek punonjësit. Punonjësja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur ka dalë e veshur vetëm me çizme të gjata dhe pa rroba, shkruan Tv Klan.

Ajo ka bërë një paradë në zyrën e kolegëve të saj dhe më pas ka shkuar dhe është ulur tek vendi i saj.

Video e saj u publikua në internet dhe reagimet kanë qenë negative, ku shumica e kanë cilësuar vajzën se ka shitur trupin e saj për para.