Transmetuar më 02-11-2017, 21:42

Skënderbeu nuk ia ka dalë që të marrë pikë në Beograd përballë Partizanit vendas, në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme.

Partizani i Beogradit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 përballë korçarëve.

Pas fitores trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukic ka folur për sfidën, ku ka treguar se me shqiptarët nuk janë armiq.

“Dihej që ndeshjen do ta vendoste një detaj, siç ishte goditja e Tosic në pjesën e parë dhe më pas ne patëm mundësin të luajmë më të tërhequr, pasi ishim në avantazh. Shënimi i golit në pjesën e parë e ka vendosur këtë takim. E dimin që ndeshja do të ishte e fortë dhe e vështirë, por prapë ia dolëm.

Ai ka vijuar më tej:

“Dihej që Skënderbeu ishte kundërshtar i vështirë, por ne e morëm 3 pikëshin. Jam shumë i kënaqur, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeun do të kthehen të gëzuar nga mikpritja. Ne shqiptarët nuk i konsiderojmë armiq, por miq”, përfundoi Dukic.