Transmetuar më 02-11-2017, 21:19

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Malin e Zi.

Automjeti që shoqëronte ish-kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, u përfshi nga flakët.

Si pasojë e flakëve, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur sot në ora 18:00, në rrugën Podgoricë-Cetinje.

Ndërkaq mësohet se Gjukanoviç nuk ka pësuar lëndime.

Millo Gjukanoviç ka shërbyer si kryeministër i Malit të zi nga viti 1991 deri në vitin 1998. Më pas ai ka shërbyer edhe si president në vitet 1998-2002.

Ai është zgjedhur sërish kryeministër në vitet 2003-2006, 2008-2010 dhe 2012-2016./a.k/noa.al/