Transmetuar më 02-11-2017, 18:01

Të jesh “single” ndonjëherë nuk është edhe aq keq, pasi edhe kjo ka përfitimet e veta. Ju ndiheni të vetmuar, por duhet të keni parasysh që ta shijoni këtë periudhë pasi mund të vlejë që të fokusoheni më tepër te vetja juaj. Më poshtë do të shihni disa prej përfitimeve të të qenit beqar/e.

1. Fokusoheni vetëm te vetja juaj

Ju keni më shumë kohë të mendoni se çfarë dëshironi të bëni në jetë. Keni më shumë mundësi për të marrë vendime, gjë që ju ndihmon të rriteni më shumë.

2. Mësoni të vlerësoni më shumë shoqërinë

Edhe kur je në një lidhje ke shoqëri, por kur je vetëm ke më shumë kohë të qëndroni me ta.

3. Mësojnë të shkojnë vetëm në festa

Fakti që mund të shkosh në një festë vetëm, mund të duket e frikshme, por nuk është e tillë. Ju zbuloni te vetja juaj, aftësinë për të bërë miq të rinj, pa pasur nevojën e personave të tjerë.

4. Mësoni të zgjidhni problemet vet

Kur je në një lidhje, partneri/ja merr pjesë në zgjidhjen e një problemi, por kur je vetëm duhet t’ja dalësh mbanë pa suportin e dikujt tjetër. Kjo është një ndër gjërat më të mira që mund të arrini, pasi ju do mësoheni më shumë si t’i  përballoni me lehtësi situata të ndryshme.

5. Bukuria e vetmisë

Duke qenë i  vetëm, sidomos për një periudhë të gjatë kohe, ju jep hapësirë të kuptoni  se kush jeni dhe çfarë mendoni. Pasi ju  ta njihni veten tuaj më mirë, vetmia nuk është edhe aq keq, ajo mund të jetë relaksuese. /b.l/noa.al/