Transmetuar më 02-11-2017, 17:09
Publicitet

Hulumtimi i ri ka treguar që shumica prej nesh kanë shanse të mëdha të vdesin në një ditë shumë të veçantë, të cilën pothuajse të gjithë e konsiderojnë më të lumturën në vit. Besoni apo jo, fjala është për ditëlindjen.

Edhe pse kjo ditë nuk mund të kalojë pa festuar, të dhënat tregojnë që pikërisht atëherë njerëzit kanë rrezik më të madh nga sulmet në zemër dhe në tru, lëndimet dhe vetëvrasjet.

Për të arritur deri te këto rezultate, shkencëtarët kanë vështruar më shumë se dy milionë njerëz dhe kanë zbuluar që personat më të vjetër se 60 vjeç kanë 14 për qind rrezik më të madh nga vdekja në ditëlindjen e tyre me shtim të rrezikut nga vdekja e shkaktuar nga rrëzimi (44 për qind rreziku më i lartë), transmeton Telegrafi.

Ingrid Bergman, William Shakespeare, Mike Douglas, u lindën dhe vdiqën në të njëjtën ditë. “Ditëlindjet mund të përfundojnë me fatalitet shumë më shpesh se sa shumica mendojnë”, thekson dr. V. Gross nga Universiteti i Cyrihut.

Këto të dhëna, aspak të gëzueshme, i ka përkrahur edhe hulumtimi i bërë në Kanada. Mirëpo, ditëlindja nuk është e vetmja ditë në vit e cila mund të jetë e rrezikshme për ne.

Hulumtimet kanë treguar që edhe Viti i Ri është një ndër ditët më të rrezikshme në vit dhe që 5 për qind e njerëzve më shumë vdesin në ditën e parë të vitit të ri se sa në cilëndo ditë tjetër qoftë.

Loading...