Transmetuar më 02-11-2017, 14:26
Publicitet

Pak orë pas përditësimit të IOS 11.1 ku përdoruesit iphone përfituan 70 emoji të ri, rrjetet sociale kanë nisur të ziejnë nga zemërimi i përdorueseve.

Shumë prej tyre kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë parë që në emojit e rinj nuk janë përfshirë një pjesë e mirë e figurave që ata i kishin kërkuar paraprakisht.

Përdoruesit e kanë quajtur kompaninë e iphone raciste që ende nuk kanë përfshirë dhe njerëzit me flokë të kuq.

Por jo vetëm, të zhgënjyer kanë mbetur dhe shumë të tjerë ku kanë kërkuar figura si psh karamele krishtlindjesh, xhinxher, gotë vere apo flamengo.

Kanë mjaftuar vetëm pak orë që përdoruesit ta quajnë këtë përditësim të fundit të apple si dështim. /b.l/noa.al/