Transmetuar më 01-11-2017, 23:20

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e futbollit dhe në veçanti fansat e Milanit.

Ish-futbollisti i kësaj skuadre, Stefano Salvatori, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Stefano Salvatori ka fituar trofeun e Ligës së Kampioneve me Milanin sezonin 1989-1990 nën drejtimin e Arrigo Sacchi-t.

Kjo mbahet mend si periudha e artë e Milanit, pasi në atë kohë luanin treshja e njohur holandeze, Gullit-Rijkaard-Van Basten.

Salvatori është aktivizuar edhe në klube të tjera të “Serisë A” italiane si: Fiorentina, Atalanta, Parma./a.k/noa.al/