Transmetuar më 01-11-2017, 22:35

Një vajzë në Turqi tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj.

16-vjeçarja ka shpëtuar fatmirësisht pasi forcat e policisë kishin hapur jastëkun poshtë pallatit dhe adoleshentja ka rënë mbi të.

Mësohet se 16-vjeçarja tentoi vetëflijimin pas zënkes me familjen pasi nuk dëshironte të shkonte në shkollë.

Në momentin që ka hipur në dritare për tu hedhur ajo ka kërkuar praninë e nënës së saj.

Pasi nëna ka ardhur, vajza është hedhur.

Pasi është siguruar që vajza pas hedhjes është mirë, mamaja ka shpërthyer keq ndaj saj duke i thënë:

“Çfarë halli ke se na nxive jetën, çfarë halli ke kafshë? Studion në shkollat më të mira ha pi gjërat më të mira, na turpërove”.