Transmetuar më 01-11-2017, 19:19

Shuhet në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i kombëtares së Ganës, Abubakari Yakubu.

Ish-mesfushori i klubit të njohur holandez, Ajax, u gjet i pajetë nga familjarët në banesën e tij në Tema të Ganës.

Mësohet se ish-futbollisti vuante nga një sëmundje e rëndë.

Yakubu u transferua në moshën 17-vjeçare te klubi i Ajax, ku luajti për pesë vite.

Në vitin 2004 ai fitoi edhe trofe me këtë klub.

5 vite të tjera Yakubu, i luajti po në Holandë, me skuadrën e Vitesses./a.k/noa.al/