Transmetuar më 01-11-2017, 18:45

Në kulturën popullore, vende të caktuara lidhen me produkte të caktuara, birrë në Gjermani, qilima në Turqi, elektronikë në Japoni. Por ato gjëra, nuk janë ato që njerëzit kërkojnë vërtetë.

Faqja e vlerësimit të kostos Fixr.com krijoi një hartë të botës me objektin më të kërkuar në google për secilin vend, duke përdorur formulën e vetë-plotësimit të “Sa kushton *?”

Mos u çudisni po shqiptarët më shumë tek motori online i kërkimit Google interesohen për shkollim dhe edukim.

Nëse një vit më parë kërkonin më shumë të dinin sa kushtonte një ndërhyrje plastike në hundë këtë vit kanë interesa më serioze, bëjnë kërkime në lidhje me institucionet e shkollimit dhe pagesat e tyre. 

Ndërsa gjermanët kërkojnë të dinë në lidhje me birrat, në Turqi të dhëna për qilima, kurse në Japoni për pajisje elektronike.

Në Australi kërkohet të dihet se sa kushton një fertilizim in vitro. Kurse në Sierra Leone, kanë më shumë interes të kenë informacion për diamantet. /b.l/noa.al/