Transmetuar më 01-11-2017, 11:09

Kirurgu vaskular amerikan, John Martin, ka zbuluar qelizat e kancerit në qafën e vet ndërsa ka testuar aparatin lëvizës ultraviolet, i cili lidhet me telefon dhe duket si aparat elektrik për rrojë.

Aparati, Butterfly IQ, siç shihet, funksionon duke e vendosur në zonën e trupit të cilën dëshironi ta kontrolloni, ndërsa në telefonin tuaj shfaqet pasqyra kuq e zi e ultrazërit.

Aparati ka mundësi të përdoret si në spitale, ashtu edhe në shtëpi.

Shpikësi i këtij aparati thekson që do të jetë e mundshme të futet inteligjenca artificiale në softuer kështu që kushdo qoftë, madje edhe ata pa kurrfarë dijeje dhe përvoje nga mjekësia, të mund ta përdorin.

Mjeku Martin planifikon që t’i nënshtrohet operacionit dhe tretmanit adekuat.

Aparati do të fillojë të shitet në vitin 2018 dhe do të kushtojë 2.000 dollarë. /k.k/noa.al/