Transmetuar më 01-11-2017, 00:47

Organizata Botërorit e Futbollit gjithmonë ka sjell ndryshime në formatet që ajo organizon, duke kërkuar gjithmonë sukses.

Këtë gjë ka bërë dhe me botërorin e klubeve ku sipas meduzave të huaja thuhet se ka ndryshuar formulën.

Sipas mediave spanjolle, FIFA ka vendosur të ndryshojë formatin e organizimit të Botërorit të klubeve.

Me formatin e ri, ky event do të zhvillohet çdo 4 vite dhe në të do të marrin pjesë 24 skuadra.

Mes ekipeve pjesëmarrëse, do të jenë ekipet më të mira të 4-vjeçarit, 12 prej të cilave nga Europa, 5 nga Amerika e Jugut dhe nga dy për kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Veriut.

24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, por ka ende dilema në lidhje me kohën kur do të zhvillohet ky event, shkruan Bota.al.

Opsioni kryesor mbetet muaji qershor, por nuk përjashtohet as dhjetori, siç është aktualisht.

Gjithsesi, në takimet e ardhshme të organizmit më të lartë të futbollit në botë, do të marrin formë edhe detajet e këtij kompeticioini.