Transmetuar më 31-10-2017, 18:31

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dhe gruaja e tij, Véronique Fernández, është padyshim një nga çiftet më të rezervuar të familjes së bardhë (Real Madridi), por disa kohë më parë u mësua një gjë shumë romantike për fillimet e lidhjes së tyre.

María Amparo zbuloi në një intervistë se çifti u takua në vitin 1989, kur ai ishte 17 dhe ajo ishte 19 vjeçe. Ishte dashuri me shikim të parë: “Vetëm shikoni, ai tha se kishte parë dashurinë e jetës së tij dhe kështu funksionon edhe sot e kësaj dite”.

Prindërit e Veronique, Antonio Fernández Lentisco dhe Anita Ramirez Martinez, ishin në mesin e shumë spanjollëve, që kanë emigruar në Francë në vitet ’60, vendi ku ajo ka lindur dhe motra e saj, Sandrian. Pas marrjes së një burse për të studiuar valle klasike dhe valle moderne, Véronique u zhvendos në Paris, ku ra në dashuri me Zinedine Zidane.

Zizou pastaj luajti në “Associación Sportive de Cannes” dhe çifti u takua në një klub, në kryeqytetin francez. I martuar në moshën 23 vjeç, Zidane dhe Veronique kishin kaluar katër vite bashkë, kur vendosën të kalonin nëpër altarin e një martese civile në Bordo.

Prindërit e katër fëmijëve, Enzo, Luca, Elyaz dhe Tho përbëjnë një nga çiftet më të forta në skenën ndërkombëtare të futbollit, shkruan telesport. Një nga gjërat më të habitshme është se gruaja dhe nëna e të futbollistëve e urren futbollin. Para takimit me ish-futbollistin e Real Madridit, ajo ka thënë: “Babai im na detyronte të shikonim futboll, por kam bërë çdo gjë kundër kësaj.

Unë e urreja këtë sport. Edhe kur takova Zinedine, as nuk i njihja fare rregullat e futbollit,”- shpjegoi gruaja e trajnerit të Real Madridit. Ishte “Zizou”, i cili ia ndryshoi mendjen për këtë sport: “Ishte ai, që më mësoi gjithçka për futbollin dhe që kur kemi nisur marrëdhënien tonë, futbolli filloi të më interesonte”, shpjegoi Véronique.