Transmetuar më 31-10-2017, 08:34

Kohët e fundit, sidomos pas marrjes së detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçi duket se ka ndryshuar qasje rreth Kosovës.

Ndoshta një fakt i tillë mund të jetë imponuar edhe nga faktori ndërkombëtar, por ajo që është e rëndësishme është përmirësimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Së fundmi, në një intervistë për TV Pink Vuçiç ka thënë “le të gjejmë një zgjidhje për Kosovën nëse ka. Ne gjithë kohën po e mashtrojmë veten”.

Vuçiç e ka pranuar mbështetjen që ka Kosova nga shtetet e mëdha, dhe për këtë sugjeron që të gjejnë një zgjidhje për përmirësimin e marrëdhënieve.

“Duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. E para, disa mund të thonë se nuk kishte guxim për ta njohur Kosovën, të dytët thonë se janë tradhtar, e tjerët do të deklarojnë se ai bëri diçka kundër interesave kombëatre”, deklaroi presidenti serb.

Ai foli edhe për krahasimet ndërmjet Kosovës dhe Katalonisë. “Nuk ka asnjë arsye që Katalonia të merr statusin e vet. Nëse është zero për Kataloninë, është minus tre për Kosovën”, deklaroi Vuçic. /k.k/noa.al/