Transmetuar më 31-10-2017, 00:31

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, përveç formës së mrië që po kalon ekipi i tij, ka folur për shtypin italian edhe për zërat e fundit të merkatos.

Flitet se nga Kina janë gati 70 milionë euro për krye golashënuesin e këtij edicioni, Çiro Imobile, por Tare ka qetësuar të gjithë tifozët lacialë, shkruan Panorama Sport.

Nuk ka asgjë të vërtetë. Lacio nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për Imobilen, ndërsa ai sapo ka rinovuar me ne. Shpresoj që të qëndrojë gjatë me ne, sepse nuk jemi më një skuadër surprizë. Këtë vit dua të jemi akoma më mirë edhe se në të kaluarën” – u shpreh drejtori Tare.

Lazio po kalon një formë të mirë sportive ku këtë sezon po tregon se është pretendente serioze për titull.