Transmetuar më 28-10-2017, 20:32

Një grua në Kosovë ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se i ka marrë jetën foshnjes së saj të porsalindur.

Gruaja nga Gjilani ka rënë në pranga gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin se ka mbytur foshnjen e saj të gjinisë mashkull.

Mediat vendase të cilat i referohen policisë, shkruajnë se ajo ka sjellë në jetë foshnjen në shtëpinë e saj dhe pas lindjes, dyshohet se e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete.

E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./a.k/noa.al/