Transmetuar më 28-10-2017, 20:02

Skuadra e Milanit zhgënjen sërish në kampionat, këtë herë në përballjen kundër Juventusit.

Takimi i vlefshëm për “Serinë A”, i luajtur gjatë pasdites së sotme në “San Siro”, përfundoi me rezultatin 0-2, në favor të Juventusit.

Të doy golat në këtë takim u shënuan nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain.

Fillimish sulmuesi shënoi në minutën e 23’, ku me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Goli i tjetër u shënua në minutën e 63’, ku u vendos edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Pa kësaj humbjeje, kuqezinjtë e Milanit pozicionohen në vendin e tetë me 16 pikë, Ndërsa Juventus në vendin e dytë me 28 pikë, po aq sa Napoli i vendit të parë por që ka një ndeshje me pak./a.k/noa.al/