Transmetuar më 28-10-2017, 08:15
Publicitet

Futbollisti Cristiano Ronaldo është në pritje për t’u bërë baba për herë të katërt me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Gjatë një video live në Instagram, ylli portugez ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij gjininë e bebit, por edhe emrin.

Pas disa muaj, Ronaldo do të bëhet baba i një vajze, të cilën çifti ka vendosur ta quajë Alana Martina.

Nuk mund të themi se ka ndonjë kuptim, por është një bashkim emrash: Alana –dëshira e Cristiano Ronaldos, ndërsa Georgina propozoi emrin Martina.

Ronaldo është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, binjakëve Eva Maria dhe Mateo dhe djalit të madh Cristiano Ronaldo Junior. /b.l/noa.al/