Transmetuar më 27-10-2017, 00:24

Ka shumë shkaktarë të impotencës, duke përfshirë shkaktarë psikologjik dhe fizik. Impotenca mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, si shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli i lartë apo diabeti.

Ose mund të shkaktohet si pasojë e problemeve hormonale, lëndimeve apo ndërhyrjeve kirurgjike.

Më poshtë, i keni tri arsye se përse nuk po mund ta mbani ereksionin gjatë seksit:

Alkooli

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit shkakton probleme me ereksion. Alkooli është depresant në sistemin nervor qendror, i cili e zvogëlon qarkullimin e gjakut në penis. Prandaj, nëse jeni konsumues i alkoolit, të paktën kufizojeni sasinë që e konsumoni.

Medikamentet

Universiteti Maryland ka identifikuar një numër të medikamenteve të cilat mund të shkaktojnë probleme me ereksion.

Këto medikamente përfshijnë medikamentet kundër shtypjes së lartë të gjakut, diuretikët, etj.

Edhe anti-depresuesit mund të pengojnë në ereksion, ku një studim ka zbuluar se 75 për qind e pacientëve me depresion përjetojnë reduktim në nivele të libidosë.

Stresi

Problemet psikologjike si stresi rreth punës apo lidhjes mund të jenë një arsye tjetër se përse po keni probleme me ereksion.

Sipas studimeve të ndryshme, nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, i bllokojnë efektet e testosteronit.

Kjo mund të pengojë me libidonë dhe të shkaktojë probleme me ereksion.