Transmetuar më 23-10-2017, 15:58
Publicitet

Ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani dhe Homologu i tij Amerikan Rex Tillerson, theksuan në një konferencë të përbashkët për shtyp të dielën në mbrëmje në Doha, rëndësinë e dialogut për të zgjidhur krizën e Gjirit. Ndërsa ministri i Katarit theksoi përkushtimin e vendit të tij ndaj dialogut për zgjidhjen e krizës, Tillerson tha se palët (e tjera) të përfshira në këtë krizë nuk janë ende gati për këtë gjë.

Ministrit i Jashtëm i Katarit nënvizoi se vendi i tij përmbetet i angazhuar për opsionin e dialogut mbi baza të shëndosha, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e Emirit Sheikh Tamim Bin Hamad Al-Thani ndaj Presidentittë SHBA Donald Trump, për "ndjekjen nga afër" të krizës. Ai vuri në dukje se "kriza Gjirit është zgjatur më shumë se ç’duhet", dhe bëri thirrje që"t’i jepet përparësi zërit të arsyes dhe urtësisë".

Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme të Emirittë Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabahpër ndërmjetësim mes palëve në funksion të zgjidhjes sa më të shpejtë të krizës. Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit tha se ai i kishte kërkuar princit saudit të kurorës Mohammed bin Selman, që të futet në dialog për zgjidhjen e krizës, por megjithatë Tillerson nënvizoi se: "nuk ka asnjë tregues të fortë deri tani që palët janë të gatshëm për dialog konstruktiv".

Ai shtoi se "Presidenti i SHBA-ve beson se ka ardhur koha për zgjidhjen e krizës së Gjirit dhe se Uashingtoni është i gatshëm për të pritur dhe lehtësuar dialogun ndëmjet palëve në krizë". Tillerson u zotua gjithashtu të mbështesë përpjekjet e ndërmjetësimit kuvajtian për ti dhënë fund krizës. Sa i përket luftës ndaj terrorizmit, Tillerson tha se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë ngushtë me Katarin në këtë drejtim, duke vlerësuar përpjekjet amerikano-katariane për të luftuar fenomenin e terrorizmit. Në këtë kontekst, edhe Ministri i Jashtëm i Katarit theksoi se vazhdimi i krizës së Gjirit minon përpjekjet kundër terrorizmit.

Më herët dje, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, priti në Doha Sekretarin Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ku diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me krizën e Gjirit dhe përpjekjet ndërkombëtare në mbështetje të ndërmjetësimit të Kuvajtit për të arritur një zgjidhje reale nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe dialogut.

Gjatë takimit, u fol edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe strategjike mes dy vendeve, si dhe mënyrat për ti konsoliduar ato më tej në fusha të ndryshme.

SekretariAmerikani Shtetit, tha – në një deklaratë për "Bloomberg" para se të nisej në rajonin e Gjirit – se përgjegjëse për vazhdimin e krizës së Gjirit janë vendet e bllokadës (ndaj Katarit). "Katari është shumë i qartë në këtë drejtim, është gati për dialog" vuri në dukje Tillerson për Bloomberg. Ai shtoi "Roli ynë fokusohet në garantimin e mbajtjes së linjave të komunikimit të hapura sa më shumë të jetë e mundur, dhe që mesazhet midis palëve të mos keqkuptohen. Ne jemi të gatshëm të luajmë çdo rol që mund të na kërkohet, por në këtë fazë vendimi është në dorën e vendeve të përfshira në krizë".

Qershorin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipt ndërprenë marrëdhëniet me Katarin dhe vendosën një bllokadë tokësore dhe ajrore ndaj Katarit pas një fushate shpifëse, ndërsa më datë 23 të të njëjtit muaj, i paraqitën Katarit nëpërmjet ndërmjetësuesit Kuvajtian, një listë prej 13 kërkesash të papranueshme, të cilat preknin thelbin e sovranitetit dhe të pavarësisë së Katarit.