Transmetuar më 23-10-2017, 15:17
Publicitet

Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç natyral, për shkak të vlerave ushqyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart. Nga ana tjetër, qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit.

1. Pastron lëkurën

Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

2. Lehtëson tretjen

Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.

3. Ndikon në qëndrueshmëri

Qumështi me mjaltë nëse pihet çdo mëngjes, ju rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.

4. Forcon kockat

Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.

5. Lufton pagjumësinë

Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.

6. Ngadalëson plakjen

Kombinimi i qumështit me mjaltin ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor, shkruan shije.al. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.

7. Ka veti antibakteriale

Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve. /b.l/noa.al/

Loading...