Transmetuar më 22-10-2017, 21:35
Gjendet një person i pajetë në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.
Mësohet se trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore është gjetur në lagjen Dardania në kryeqytet.
Policia vendase e cilëson si vdekje të dyshimtë rastin në fjalë.
Mediat vendase shkruajnë se policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve.
Arsyet mbeten ende të paditura, ndërkaq nuk dihet ende identiteti i të ndjerit./a.k/noa.al/