Transmetuar më 22-10-2017, 20:39
Publicitet

“Planeti X është në kursin drejt përplasjes me Tokën dhe do të zhdukë një të tretën e njerëzimit”, është pohuar nga studiuesit.

Teoricientët e konspiracionit besojnë prej shumë kohësh, se një botë e huaj e madhe mistike e quajtur Nibiru, ose Planeti X, po lëviz përmes hapësirës dhe mund të shfaqet në qiellin tonë në çdo moment.

Planeti, ekzistencën e të cilit NASA e konfirmoi javën e shkuar, do të zhdukë shumicën e njerëzimit, paralajmërojnë besimtarët.

Ata thonë se tërheqja gravitacionale e Planetit X do të sjellë në Tokë tsunami dhe tërmete me magnitudë deri në 9.8 të shkallës Rihter.

Studiuesi David Meade tha se vetëm 50% e popullsisë së botës do të mbijetojë pas fatkeqësisë.

Madje ai ka identifikuar vendin e saktë kur pritet të goditet Toka.

Ai tha se “planeti X do të godasë një nga tre oqeanet tonë kryesorë, Atlantikun, Paqësorin ose Indianin, dhe do të shkatërrojë një të tretën e tokës, jo 100%.

Kjo do të krijojë tsunami masiv dhe do të shkaktojë disa super vullkane. Kështu do të shkaktohen disa probleme të mëdha”.

Frika e një apokalipsi të afërt arriti kulmin këtë vit, pasi profetët e krishterë dhe teoricienët e konspiracionit shpallën se fundi është afër.

Shumë njerëz pohojnë se kanë parë të ashtuquajturin “planeti i Fundit”, me fotografi dhe video amatore që shfaqen në internet.

Meade thotë se Planeti X do të shfaqet mes 20 nëntorit dhe 20 dhjetorit. Z. Meade tha se tashmë po shohim disa nga efektet. /k.k/noa.al/