Transmetuar më 22-10-2017, 19:21
Publicitet

Në Kosovë është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet vendore, ndërsa exit pollet tregojnë se vetëm një komunë do të mund të përcaktojë kryetarin që në raundin e parë.

Duke ju referuar projeksioneve paraprake, në Prishtinë, dy kandidatët më të votuar kanë qënë Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në kryeqytet, rezultati ka qënë tepër zhgënjyes për kandidatin e PDK-së, Lirak Çelaj. Ndërkohë, ende pritet komunikimi zyrtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të bërë të ditur pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe detaje të tjera nga dita e sotme.

Sipas sondazheve të kryera nga Klan Kosova, me shumë mundësi, vetëm një komunë do të mund t’a zgjedhë kryetarin që në raundin e parë, ndërsa 37 të tjerat do të duhet të zhvillojnë raundin e dytë pas një muaji, me qëllim që të përcaktojnë drejtuesin në rang vendor.

Sipas KQZ, deri në orën 19:00 kanë marrë pjesë në votim 44.19 % e qytetarëve me të drejtë vote. /k.k/noa.al/