Transmetuar më 22-10-2017, 16:41

Një listë me 36 emra të njerëzve më të pasur të Europës është publikuar duke përfshirë edhe biznesmenin e njohur shqiptar, Samir Mane.

Në listën që NOA.al jua sjell të plotë më poshtë, renditen bosët e kompanive ndër më të njohura në Europë, një pjesë e të cilave kanë aktivitet edhe në Shqipëri.

I pari, më i pasur i Europës është Ortega i Spanjës, bosi i veshjeve “Zara”. me pasurinë marramendëse prej 47 miliardë eurosh. 

Menjëherë pas tij renditet bosja e “L’Oreal”, Liliane Bettencourt me 44.3 miliardë USD. Ajo renditet edhe pasanikja e 14-të në botë.

Samir Mane, renditet i 28-i ndër 36 pasanikët e Europës me 700 milionë euro pasuri. 

Mane është pronar i vetëm i shoqërisë Balfin. Pjesë e grupit Balfin janë ndër të tjera, kompani si Mane TCI, për ndërtime, qendrat tregtare TEG dhe QTU dhe Jumbo, në fushën minerare, AlbChrome, etj. 

LISTA E PLOTE TOP 36

Amancio Ortega – Spanjë, 47 miliardë € Liliane Bettencourt – Francë, 28 miliardë € Stefan Persson – Zvicër, 24 miliardë € Michele Ferrero – Itali, 20 miliardë € Dieter Schëarz – Gjermani, 16 miliardë € Alisher Usmanov – Rusi, 14 miliardë € Pallonji Mistry – Irlandë, 11 miliardë € Charlene de Carvalho-Heineken– Holandë, 11 miliardë € Joh Fredriksen – Qipro, 11 miliardë € Gerald Grosvenor – Angli, 10 miliardë € Ernesto Bertarelli – Zvicër, 9 miliardë € Rinat Akhmetov – Ukrainë, 8 miliardë € Petr Kellner – Republika Çeke, 8 miliardë € Kjiel Kirk Kristiansen – Danimarkë, 7,5 miliardë € Dietrich Mateschitz – Austri, 7 miliardë € Americo Amorim – Portugali, 4 miliardë € Stein Erik Hegen – Norvegji, 4 miliardë € Albert Frère – Belgjikë, 3 miliardë € Murat Ülker – Turqi, 3 miliardë € Jan Kulczyk – Poloni, 2,2 miliardë € Antti Herlin – Finlandë, 2 miliardë € Spiros Latsis – Greqi, 1,5 miliardë € Vladimir Peftiev – Bjellorusi, 1 miliard € Nerijus Numavicius – Lituani, 800 milionë € Ivica Todoric – Kroaci, 800 milionë € Björgolfur Thor BjörgolfssonIoan – Islandë, 800 milionë € Ian Niculae – Rumani, 700 milionë € Samir Mane – Shqipëri, 700 milionë € Ivan Chrenko – Republika Slovake, 600 milionë € Sandor Demjan – Hungari, 500 milionë € Miodrag Kostic – Serbi, 500 milionë € Minco Jordanov – Maqedoni, 500 milionë € Anatol Stati – Moldavi, 400 milionë € Hillar Teder – Estoni, 400 milionë € Vassil Bozhkov – Buklgari, 350 milionë € Oleg Fils – Letoni, 180 milionë €