Transmetuar më 21-10-2017, 15:46

Kryeministri Edi Rama, reagon pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku ky i fundit u shpreh se autoritetet italiane kishin prova të qarta se kishin kapur sipas tij në flagrancë për trafik droge, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan duke iu drejtuar Bashës se “unë dua të vërtetën ndërsa ti karrigen”.

Rama vijon më tej duke shkruajtur se dëshiron drejtësi dhe sipas tij Basha do teatër.

Postimi i Edi Ramës:

“LB bërtit po mos harro:Unë dua TË VËRTETËN ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE”./a.k/noa.al/