Transmetuar më 21-10-2017, 14:23

Grupi parlamentar demokrat del me deklaratë lidhur me zhvillimet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, ku faza përfundimtare e saj ku pritet vendimi për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me vendim të drejtuesit të mbledhjes Gramoz Ruçi, do të mbahet me dyer të mbyllura.

Edmond Spaho në cilësinë e kryetarit të grupit të PD, thotë se pas presionit ndaj sistemit të drejtësisë të bërë me ministrin e Brendshëm, presionin me anëtarët socialistë në Këshillin e Rregullores, presionet nga deputetët e Rilindjes kanabiste, Edi Rama vijon presionin edhe me anëtaret dhe simpatizantët e PS dhe kanabistët dhe ushtarët e klaneve të drogës tek selia e Kryesisë së Kuvendit

“I ka zënë keq paniku jo për Tahirin, por për Edin të cilit po i afrohet përditë fundi. Ngjarjet në Kuvend treguan farsën e ‘shtetit’ të Ramës dhe ‘drejtësisë’ së tij. Këto ngrehina dhe vetë PS janë kthyer në struktura kriminale duke u habilizuar”, u shpreh Spaho.

Ai kërkon që Edi Rama të largojë sa më parë kanabistët nga presionet që i bëjnë drejtësisë dhe prokurorëve tek selia e Kuvendit ndryshe do provojë zemërimin e qytetarëve, për të cilët shton se sot duan drejtësi dhe vënien e krimit dhe të politikës së kriminalizuar me shpatulla për muri. /a.y/noa.al

Imuniteti i Tahirit, Balla shpjegon pse faza e fundit e Këshillit mbahet me dyer të mbyllura

LSI deklaron votën: Pro heqjes së imunitetit për Tahirin. Alibeaj: Xhindet kanë dalë nga shishja

“Imuniteti”, Tahiri: Kjo është estradë! Fton për dëshmitarë Berishën e Metën

“Imuniteti” Tahiri: S’lëviz nga Shqipëria asnjë cm. Pritet vendimi, mbledhja me dyer të mbyllura

“Imuniteti”, Tahiri: Nuk pranoj pranga politike në duar

Alibeaj: Nuk e donte imunitetin, pse ndërroi mendje? Avokati befason! Tahiri: Dua prova

“Imuniteti”, Avokati i Tahirit hedh poshtë akuzat e Prokurorisë: Ja pse nuk qëndrojnë

“Imuniteti”, avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e paligjshme, s’ka prova të lidhjes mes Habilajt

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja