Transmetuar më 21-10-2017, 10:13

Një deklaratë e fortë vjen nga gazetarja e kronikes, Anduna Llabani, lidhur me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

E ftuar ne emisionin ‘Oktapod’ mbrëmjen e së premtes Llabani, deklaroi se ka pasur informacione se fletë-arresti për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ka një vit në institucionin e Prokurorisë, por që nuk po firmosej.

E gjithë çështja tha ajo, ka nisur me pajisjen e përgjimit që sipas saj, u përdor nga Policia e Shtetit, pa lejen e organeve kompetente.

Gazetarja Llabani thotë se ka pasur këtë informacion nga prokurorët qe u morën me këtë çështje. Po ashtu kjo u tha edhe nga ish-ministri Tahiri të enjten në ‘Opinion’, teksa tha se kjo çështje është gatuar një vit më parë.