Transmetuar më 21-10-2017, 09:27

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Gjatë pasdites së djeshme, e premte, u bë arrestimi i Adriano Ademit, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Pordenones në Itali, me vendimin e dhënë më 18 shtator e ka dënuar me 9 vjet dhe 5 ditë burg.

Dënimi i tij u dha për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Arrestimi i Ademit është i përkohshëm, pasi pritet ekstradimi drejt Italisë nga Interpol Tirana. /a.y/noa.al