Transmetuar më 21-10-2017, 08:51

Ai është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar dhe të gjithë e njohin si Gena.  Por ky është vetëm shkurtimi i emrit të tij të vërtetë dhe këtë gjë e ka pohuar vetë.

I ftuar këtë të premte në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ai tregoi se emri i tij i vërtetë është Brigen Lito.

I pyetur se sa paguhet në koncerte, ai tregoi se ka menaxherë për këtë çështje dhe negociatat bëhen nga ata.

Ai tha se ka dy menaxher dhe njëri prej tyre është Lorena, partnerja e tij prej 10 vitesh.

Bashkëshortja e tij Lori tregoi se çfarë e tërhoqi tek Gena, në fillimet e njohjes së tyre, “Ne jemi njohur përmes një shoqërie të përbashkët, jam rritur në Greqi dhe teksa e dëgjova tek këndonte në greqisht muzika e tij më afroi me Genën”.

Pyetjes nëse Gena është romantik, Lori u përgjigj në mënyrë direkte: “Që është i çmendur, është i çmendur, jetën ma ka zbukuruar, për dashurinë ja vlen të bësh çmenduri”.

Nga martesa e parë, Gena ka dy vajza të cilat kanë talent në muzikë sikundër i ati!

“Marrëdhënia e vajzave të mia nga martesa e parë është normale! Vajzat m’u rritën shumë shpejt, vitet kaluan shpejt dhe lloji i punës që bëj nuk ka lënë mundësi tu qëndroj pranë vajzave gjatë rritjes siç do të dëshiroja!”, ka thënë këngëtari. /a.y/noa.al