Transmetuar më 21-10-2017, 08:39

Prezantuesja e njohur e lajmeve në Kosovë, Anita Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.

Ajo ka folutrpër programin e kauzës sensibilizuese “Dardani je vesh me diell”, organizatorja e së cilës Albana Osmani e solli pak ditë më parë edhe në Kosovë.

Anita, është edhe ambasadore e kësaj fushate sensibilizuese për në Kosovë.

E pyetur se pse zgjodhi Ramushin si bashkëshort, ajo u përgjigj duke thënë se Kryeministri aktual i Kosovës, e bëri në atë kohë për vete dhe e dashuronte shumë.

Anita ka thënë se Ramushi është shume burrëror dhe kjo është arsyeja se pse e ka zgjedhur.

Ajo ka pranuar se Ramushi është xheloz por nuk ankohet për këtë gjë, madje thotë se është xhelozi me masë dhe e bën të ndihet më të bukur.

Anita ka treguar se kur i ka thënë se ëmës për lidhjen me Ramushin, ajo e ka kritikuar, duke i thënë se ishte figurë publike.

Ndaj kur i ka thënë Ramushit se nuk do takoheshin bashkë se e kishte kritikuar e ëma, ai i ishte përgjigjur “Po ç’ke, ne i themi bashkë”.

Në atë moment, Anita i është përgjigjur “Nuk e kisha menduar kaq seriozisht”. /a.y/noa.al