Transmetuar më 20-10-2017, 22:36

Një grua tentoi të vraasë veten pas disa episodeve të këqia që ndodhën në jetën e saj.

Ajo nuk mund të gjente një punë, martesa po merrte fund nga dita në ditë, dhe për pak mund të kishte ndërmarrë aktin ekstrem.

Ajo është nga Kina, njihet me emrin Liu Taijie.

Por pasi e mori veten, ajo vendosi që do ta përdorte eksperiencën e saj personale për të bërë një ndryshim në jetën e vajzave të tjera, duke themeluar këtë eksperiencë unike të vdekjes.

Liu krijoi “klasën e varrit” që konsiston në një copë tokë në një kodër me gjashtë varre të hapura në të.

Më pas femrat ftohen që të shtrihen në këto gropa dhe të mendojnë sesi do të ishte bota pa to.

Atyre iu jepen gjithashtu leksione rreth mendjes, në mënyrë që t’i inkurajojë për të rigjetur vetëbesimin dhe vetëvlesimin për veten.

Sipas “Peoples Daily China”, një grua e cila i ishte nënshtruar kësaj terapie të pazakontë u shpreh se “kur mendoja se çfarë do të ndodhte nëse do të vdisja, mu shfaqën prindërit e mi, fëmijët, bashkëshorti…ata nuk do të mund ta përballonin këtë”.

Sipas 30 vjeçares duke përjetuar eksperiencën e vdekjes shpreson që njerëzit të marrin guximin për t’u përballur me jetën dhe për ta vlerësuar atë dhe t’u japë atyre një pikëpamje tjetër për jetën. /k.k/noa.al/