Transmetuar më 20-10-2017, 21:47

Autoritetet italiane kanë zbuluar një rast të trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në një rezidencë emigrantësh.

Mediat vendase shkruajnë se në vendbanimin e azilkërkuese ishin të strehuar 124 persona me kombësi të ndryshme, por pesë shqiptarë kryenin dhe aktivitete të tjera.

Shqiptarët, të moshës 24 dhe 34 vjeç, takoheshin me blerësit e kokainës pikërisht në këtë rezidencë, e cila përdorej edhe si një hotel me tre yje për ushtrimin e prostitucionit edhe me të mitur.

Operacioni i policisë ka nisur që vitin e kaluar ku në muajin prill, kohë në të cilën në pranga përfunoi një shqiptar, që u kap me 40 gram kokainë.

Kjo ishte edhe indicia që kryesore që autoritetet të thellonin hetimet që përfunduan me arrestimin e 5 shqiptarëve.

Nga hetimet rezultoi se shqiptarët kishin pesë dhoma që i përdornin për afera të ndryshme seksuale por, edhe për festa të çmendura me drogë. /k.k/noa.al/